English

Hapet zyra, Gjykata e Apelit Tiranë përmirëson aksesin në informacion

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Sot, në një ceremoni publike u hap zyrtarisht Zyra për Informimin e Publikut në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Pjesëmarrës në ceremoninë e hapjes ishin Ambasadori i ShBA.-së John Withers II, Zëvendëskreu i Prezencës së OSBE-së, Renate Herrmans, ministri i Drejtësisë Bujar Nishani dhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Në fjalën e tij Ambasadori i ShBA-së, Withers, duke iu referuar ngritjes së Zyrës për Informimin e Publikut tha: "Ndërhyrje të tilla, megjithëse relativisht të vogla, janë ato që bëjnë një ndryshim të vërtetë si në përvojën aktuale të publikut, ashtu edhe në perceptimin e tyre mbi gjyqësorin. Ndërhyrje si këto përmirësojnë dhënien e drejtësisë në mënyrat që publiku i sheh dhe i ndjen".

 Zëvendëskreu i Prezencës së OSBE-së, Herrmans, komentoi se transparenca në procedurat gjyqësore është qëllimi kyç i këtij projekti.

"Realizimi i objektivave të këtij projekti të vogël është një bazë e mirë për të luftuar korrupsionin në gjykata dhe për të nxitur shtetin ligjor" tha Herrmans.

Rimodelimi i Zyrës për Informimin e Publikut në Gjykatën e Apelit Tiranë është rezultat i një bashkëpunimi ndërmjet Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, USAID-it dhe Gjykatës së Apelit Tiranë. Zyra për Informimin e Publikut do t'iu japë palëve të interesuara, avokatëve dhe qytetarëve një ambient në të cilin mund të marrin asistencë dhe informacion, pa qenë nevoja të shkojnë në zyra të ndryshme të Gjykatës. Zyra për Informimin e Publikut do të përmirësojë mundësinë e qytetarëve për të marrë informacion, do të rrisë transparencën, si dhe do të rrisë besimin e qytetarëve tek Gjykata dhe tek sistemi i drejtësisë në Shqipëri.Â

k.k/NOA

KOMENTE