Tiranë, 7 dhjetor NOA - Në moton "Rini, Demokraci, Integrim" këngëtarë të muzikës së lehtë shqiptare do të festojnë se bashku me shumë të rinj në ditën e 8 dhjetorit, ditës kur Shqipëria përmbysi diktaturën komuniste dhe hodhi bazat e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri.
Koncerti festiv organizohet nga MTKRS-ja, nën patronazhin e Kryeministrit Berisha.
Në Pallatin e Kongreseve do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur të muzikës shqiptare, Anjeza Shahini, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, Motrat Libohova, Julka, Vikena Kamenica, etj.
Ky koncert është i pari në radhën e aktiviteteve të shumta artistiko-kulturore që do të mbahen përgjatë kësaj jave historike për fatet e popullit shqiptar.
Veç këngëtarëve do të marrin pjesë edhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, kori i TKOB-së dhe nxënësit e Shkollës Koreografike në Tiranë.
m.s/NOA