English

Konfindustria kërkesë presidentit Topi të mos dekretojë ligjin e antimafias

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Konfindustria njoftoi sot se i ka kërkuar zyrtarisht Presidentit të Republikës, Bamir Topi të mos dekretoj ligjin e antimafias të miratuar së fundmi nga Kuvendi i Shqipërisë më qëllim që ti japi kohën e nevojshme për përmirësimet e domosdoshme të ligjit në fjalë në debate të hapura me grupet e interesit.

Gjithashtu i është kërkuar zyrtarisht edhe Kuvendit të Shqipërisë dhe Kryeministrit, Sali Berisha, për përmirësimin e ligjit "antimafia" duke shprehur nevojën e ndryshimeve në përmbajtje dhe kryerjen më parë të një amnistie të gjerë fiskale për shqiptarët.

"Zbatimi i ligjit në gjendjen e tashme institucionale dhe ekonomike të Shqipërisë, rrezikon të ketë pasoja të rënda në uljen e të hyrave financiare nga emigrantët, largim të kapitaleve nga vendi dhe sistemi bankar, ngadalësim të nismave investuese aq shumë të nevojshme për zhvillimin ekonomik afatgjatë dhe përballjes me pasojat e krizës globale financiare" bëri të ditur Konfindustria.

 Konfindustria, kërkoi zyrtarisht nga vendimmarrja politike shtyrjen në kohe të miratimit nga Kuvendi i Shqipërisë të projektligjit të ashtuquajtur të "Antimafia-s", vendosjen e projektligjit të "Antimafia-s" brenda një strategjie veprimesh ligjore dhe institucional të domosdoshme për tu kryer përpara hyrjes në fuqi te tij.

"Konfindustria kërkon hapjen e bashkëbisedimit me opozitën pare ndjeshmërinë e Pl në fjalë, pasojat afatgjata dhe të thella si dhe sigurinë e zbatimit të tij në vazhdimësi. Për më shumë, kur sipas disa vlerësimeve kushtetuese miratimi i një PL të tillë, që prek drejtpërdrejt Kodin e Procedures Penale, duhet të kryhet me shumicë të cilësuar votash në Kuvend, hapjen e bashkëbisedimit për PL me grupet e interesit, biznesin me qëllim kryerjen e procesit rivlerësues të pasojave të zbatimit të PL vështruar në këndvështrimin ekonomik afatgjatë të Shqipërisë dhe procesin e integrimit në BE" thuhej më tej në deklaratën lëshuar sot nga Konfindustria.

k.k/NOA

Â

KOMENTE