English

Kriza ekonomike, fondacioni Nobel pritet që të reduktojë çmimet në të ardhmen

Stokholm, 7 dhjetor, NOA - Ndikimi i krizës globale financiare duket se po prek edhe institucione prestigjoze të njohura në mbarë botën.

I tillë është edhe Fondacioni Nobel, i cili po parashikon që t'i reduktojë çmimet me të cilat i shpërblen fituesit e çmimit të tij të famshëm.

Lajmi është konfirmuar nga vetë drejtuesi i i këtij fondacioni, sipas të cilit një masë e tillë duket se është e domosdoshme në kohën kur botën e ka kapluar një krizë e madhe ekonomike, e cila ka dhënë ndikimet e veta kudo.

Ndër të tjera, ai tha se fituesit e këtij viti nuk duhet të tremben aspak, pasi ata do të marrin shumën që kanë merituar sipas akordimit të çmimit përkatës, prej 1.5 milionë dollarësh, por nuk dihet nëse ky fondacion do të ketë takatin t'i paguajë kaq edhe gjatë viteve të ardhshme.

Ndërkohë, që po mendohet edhe strategjia e akordimit të më pak çmimeve për të mos ulur shifrën, ose në të kundërt, fondacioni Nobel do të jetë i detyruar të mos t'i paguajë më me 1.5 milionë dollarë fituesit e çmimeve që shpërndan.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE