Tiranë, 7 dhjetor NOA - Prokuroria e Përgjithshme u ka kthyer pronarëve gjashtë automjetet e vjedhura jashtë shtetit.
Mësohet se në bashkëpunim me autoritetet Italiane, Gjermane dhe Franceze, Prokuroria ka bërë të mundur kthimin në këto vende të 6 automjeteve të vjedhura.
Përkatësisht në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Shkodër dhe Kurbin janë kthyer respektivisht automjetet, tip "BMË 535", tip "BMË X5" dhe automjeti tip "BMË X5".
Ndërsa në bashkëpunim me autoritetet gjermane dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë dhe Berat janë kthyer respektivisht automjetet tip "AUDI Q7" dhe tip "PORSCHE BOXTER".
Gjithashtu me autoritetet franceze dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është bërë i mundur kthimi i automjetit tip "BMË-530"
"Prokuroria e Përgjithshme konfirmon edhe një herë vullnetin e saj të plotë për kthimin e të gjitha automjeteve të vjedhura të gjendura në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe i bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të evitojnë blerjen e makinave në tregje informale dhe nga persona të paliçencuar për kryerjen e një aktiviteti të tillë" thuhej në deklaratën e Prokurorisë së Përgjithshme lëshuar ditën e sotme.
k.k/NOA
Â