English

Maqedonia do përballet me bllokadën e dytë greke në procesin e euro-integrimit

Bruksel, 7 dhjetor, NOA - Maqedonia do të përballet me bllokadën e dytë greke për procesin e euro-integrimeve dhe kjo e dyta vjen nga Brukseli, pas asaj në Bukuresht, kur u bllokuan aspiratat e anëtarësimit në NATO.

Këshilli i Ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, sot në Bruksel duhet ta përmbyllë konkluzionin lidhur me rekomandimin e KE-së për caktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në Union.

Edhe pse një pjesë e shteteve anëtare të BE-së e mbështesin fillimin e negociatave, mungon konsensusi për këtë çështje, shkaku i kushtëzimeve greke dhe bullgare për zgjidhjen paraprake të disa çështjeve të hapura.

Brukseli si opsioni më real në këtë moment e shikon shtyrjen e përcaktimit të datës, me çka do të evitoheshin pasojat e padëshirueshme të vetos eventuale greke.

Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së gati se ka harmonizuar qëndrimet lidhur me miratimin e deklaratës përfundimtare që do të dalë nga ky takim i nivelit të lartë të BE-së, mirëpo në këtë dokument, sa i përket Maqedonisë është shkruar e keqja, se ky vend nuk mund të marrë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim, edhe pse pati shumë shpresë në Shkup, se do të ndodhë një lajm i mirë, pas atij për heqjen e vizave.

Në dokumentin e miratuar pritet të jepen konkluzione mbi procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor.

Një zyrtar i lartë i KE-së ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se gjërat janë shumë të qarta dhe se Shkupi ska pse pret lajm të mirë nga Brukseli.

"Gjërat janë të pastruara, nuk mund të ketë dhënie të datës apo rekomandim për një gjë të tillë, sepse nuk është tejkaluar kontesti i emrit me Greqinë. Edhe pse u bënë inkurajime dhe sinjale të ndryshme pozitive, duke pasur parasysh angazhimin konkret të kryeministrit të ri grek, Papandreu, megjithatë Shkupi zyrtar nuk u tërhoq nga vendimet kokëforta", ka deklaruar zyrtari i lartë i Komisionit Evropian. Â Krerët e vendeve anëtare pas rezultatit negativ për Maqedoninë, pritet të japin sinjale të sërishme që problemi i emrit të gjejë zgjidhje urgjente gjatë vitit të ardhshëm midis dyja palëve, mirëpo duke mos përcaktuar afate konkrete.

Maqedonia do të përballet me bllokadën e dytë greke për procesin e evrointegrimeve dhe kjo e dyta vjen nga Brukseli, pas asaj në Bukuresht, kur u bllokuan aspiratat e anëtarësimit në NATO.

Â

Edhe bullgarët kundër Shkupit

Pas Greqisë e cila hapur paralajmëroi se do ta bllokoj integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike nëse nuk zgjidhjet çështja e emrit, edhe Bullgaria ka dhënë sinjale jo të mira për Shkupin.

Kryeministri i bullgar, Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria do ti mbështes aspiratat e Maqedonisë për integrim në NATO dhe BE nëse vendi i përmbushë kriteret e parapara për anëtarësim. Borisov para deputetëve të Parlamentit bullgar ka theksuar se Maqedonia nuk do ta ketë mbështetje bullgare për anëtarësim në strukturat euroatlantike nëse nuk i realizon kërkesat Sofjes zyrtare.

Ai tha se Bullgaria ka pritur nga qeveria e Maqedonisë që të vazhdojë thellimin e reformave në të gjitha sferat, përfshirë jurisprudencën dhe çështjet e brendshme; të ndalojë urrejtjen ndaj Bullgarisë dhe bullgarëve, urrejtje që vjen nga politikanët dhe institucionet e shtetit, dhe ta heq atë nga kurikulat e librave e medieve, të heq dorë nga të gjitha kërkesat e pakicave ndaj Bullgarisë në përputhje me deklaratën 1999; të ndalojë fushatën antibullgare në organizatat ndërkombëtare dhe forumeve të ndryshme, zgjidhjen e kontesteve në lidhje me historinë e përbashkët dhe kulturën e përbashkët edhe festimet e datave historike dhe jubileve të përbashkëta; të firmoset sa më shpejtë një marrëveshje politike bazuar në deklaratën e vitit 1999.

INA-NOA

Â

Â

KOMENTE