Bruksel, 7 dhjetor, NOA - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë një takimi të posaçëm që pritet të mbahet sot në Bruksel do të marrin në shqyrtim edhe çështjen e Kosovës.
Mediat aludojnë se ata pritet t'u bëjnë thirrje autoriteteve të Kosovës për një bashkëpunim më të madh me EULEX-in dhe për mbështetje përpjekjeve të këtij misioni në fushën e rendit dhe të ligjit.
Në përfundim të këtij takimi pritet të hartohet edhe një draft i posaçëm me konkluzionet që priten të miratohen.
Nga ana tjetër, Â ministrat e BE-së do të diskutojnë për raportet e progresit për secilin vend veç e veç të cilat i kishte paraqitur Komisioni Evropian në tetor, duke u bazuar tek të dhënat e tyre lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â