Tiranë, 7 dhjetor NOA - Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli ka dalë sot në një deklaratë për shtyp ku ka akuzuar kreun e PS-së, Edi Rama, se po zgjedh formën mafioze për të bërë opozitë dhe se nuk ka lidhje me opozitën e vërtetë.
"Partia Demokratike mendon se akti i qeseve të zeza me plehra të njeriut shpirtkazmë,
që i ka mohuar kafshatën e gojës djalit të tij të vetëm për 9 vjet rresht, që ka akuzuar të atin si baba të fëmijës së tij, që ka trajtuar në mënyrë ç'njerëzore bashkëshorten e tij apo ka dalë me tjetrën nudo në plazhet publike, është akti i fundit i psikopatisë dhe paranojës së një njeriu që për interesat e veta personale dhe të mafies që përfaqëson, nuk nguron të ndërmarrë çdo akt përfshi edhe qeset e zeza me plehra ndaj qytetarëve të Tiranës.
Partia Demokratike duke shprehur vlerësimin e vet të palëkundur për opozitën deklaron se pleh-opozitarizmi është forma mafioze e të bërit opozitë dhe s'ka asnjë lidhje me opozitën e vërtetë" deklaroi zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli.
k.k/NOA
Â