Tiranë, 7 dhjetor NOA - "Në emër të Kryetarit Edi Rama shpreh keqardhjen për manipulimin e trishtueshëm me ndjenjat e të përndjekurve politik nga ana e Sali Berishës. i cili në vend që tu japë të përndjekurve çfarë u ka premtuar, gënjen dhe nxit në mënyrë të paskrupullt njerëz të keqkuptuar të shtresës së tyre, për qëllimet e pushtetit të tij".
Kështu ka deklaruar sot zëdhënësja e Partisë Socialiste, Armela Imeraj e cila shtoi se kryetari Edi Rama i ka dënuar krimet e komunizmit qëkur sipas saj sekretari i PPSH, Sali Berisha, internonte njerëz të pafajshëm me shpifje e intriga të njëllojta si kjo e ngatërresës së qëllimshme të emrit të të ndjerit Kristaq Rama me një viktimë të regjimit të cilit Sali Berisha i shërbeu verbërisht çerek shekulli.
k.k/NOA
Â