English

PS, Dogjani thirrje Berishës: Na thuaj një datë për hapjen e tunelit të Kalimashit

Tiranë, 7 dhjetor NOA - Deputeti i Partisë Socialiste, Asllan Dogjani ka dalë sot në një deklaratë për shtyp me anë të së cilës i ka kërkuar kryeministrit, Sali Berisha të caktojë një datë për hapjen e tunelit të Kalimashit.

"Denoncoj edhe njëherë papërgjegjshmërinë edhe mungesën e seriozitetit të kësaj qeverie në lidhje me mbylljen e tunelit të Kalimashit.

Rreth dy muaj më parë na u tha nga përfaqësuesit e kësaj qeverie që tuneli i Kalimashit do të mbyllet për disa javë.

Dua të pyes Sali Berishën, se kur do të hapet tuneli i Kalimashit? Pse nuk na thuhet një datë për hapjen e tij, si na u tha se tuneli do të hapet para zgjedhjeve të 28 Qershorit?

Pse mungon transparenca të paktën të na thuhet e vërteta që në këtë investim pa projekt që u përurua tre ditë para zgjedhjeve dhe që u shemb pas zgjedhjeve, për shkak të shkeljes së rregullave të punimeve nëntokësore, nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim i radhës së qeverisë thjeshtë vetëm për marrjen e votave" deklaroi Dogjani.

k.k/NOA

KOMENTE