Bukuresht, 7 dhjetor, NOA - Rumania gjendet në një dilemë mëngjesin e sotëm për faktin se kë do të ketë për president të ri të saj, pas gjithë rezultateve që kanë qarkulluar gjatë gjithë natës mbi balotazhin e dytë.
Disa prej tyre shfaqnin si fitues presidentin aktual, Trajan Bashesku, ndërsa disa sondazhe të tjera paraprake shfaqnin si fitues me rezultat të ngushtë, rivalin e ti kryesor Mirçea Xhoana.
Nga ana e saj, zyra Qendrore e Zgjedhjeve shpalli se sipas rezultateve të llogaritura në 95% të vendvotimeve, Trajan Basesku, ka 50.43%, ndërsa rivali i tij, Mirçea Xhoana, ka 49.57%. Ndërkaq, parashikimet e tre instituteve parashikuese e shohin Xhoanën në avantazh me një rezultat nga 50,7- 51,7 %.
Por do të jetë dita e sotme ajo që do të shpallë rezultatet zyrtare që do ta shuajnë edhe dilemën e kreut të ri të shtetit rumun.
n.e/NOA