Tiranë, 7 dhjetor, NOA - Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë është mbyllur duke shpallur si fitues të tij filmin spanjoll "Gruaja pa piano" të regjisorit Javier Rebollo, i cili mori edhe çmimin e aktores më të mirë femër.
Ndërkaq, çmimi madh i festivalit të filmit "TIFF 2009" për Karrierën iu akordua regjisorit të njohur grek, Teo Angelopulos.
Për regjisorin shqiptar, Gjergj Xhuvani ky eveniment i madh artistik që u zhvillua gjatë dy javëve të fundit në vendin tonë do të rezervonte çmimin "Regjisori më i mirë".
Ndërsa filmi i tij "Lindje- Perëndim-Lindje" do t'i jepte atij vetë si edhe aktorëve të tjerë të tij, çmimin si "Aktori më i mirë".
Nga ana tjetër, pati edhe një "Çmim të medias" i cili iu akordua filmit "Qyteti i djajve", filmit serb me regji të Vladimir Paskaljeviç dhe "Çmimi i publikut" për filmin "Kamion" i shqiptarit Ilir Kasmi.
Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë solli rreth 100 filma, mes tyre edhe ata me metrazh të gjatë, i cili nisi në datën 27 nëntor dhe u mbyll mbrëmë, në datën 6 dhjetor.
n.e/NOA
Â