Tiranë, 7 dhjetor NOA Foto Update - Inspektoriati i Lartë i Ndërtimit kanë nisur aksionin për shembjen e pallatit me pronar kunatin e Dashamir Pezës deputet i Partisë Socialiste. Fadromat janë paraqitur pasditen e sotme pranë pallatit të kunatit Pezës që ndodhet prapa 15-katëshit në Tiranë për të shembur pallatin prej 12-katësh.
Në vendngjarja kanë mbërritur edhe forca të shumta të policisë për të ruajtur qetësinë publike ndaj ndonjë konflikti të mundshëm.
Sipas kryeinspektorit të policisë ndërtimore, Hekuran Hoxhaj ndërtesa është e paligjshme.
k.k/NOA