English

Berisha shpall 8 Dhjetorin festë kombëtare: Plehrat e bllokut, në koshin e historisë

Tiranë, 8 dhjetor NOA Update - Mbërriti në sheshin "Skënderbej" kryeministri Sali Berisha ku ka përshëndetur qindra mijë qytetarë që ndodhen në këtë miting për të kujtuar 8 Dhjetorin duke e shpallur këtë ditë festë kombëtare.

"Më 8 dhjetor të vitit 1990 studentët e Universitetit Tiranë me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdari me një guxim legjendar me kurajë mbinjerëzore do të përballeshin në sheshin dhe rrugët e kryeqytetit të vendit me diktaturën më mizore të Evropës në një betejë, dhe do të hapnin do të shkallmon dyert e mbyllura të lirisë.

Sot ne jemi më shumë se më parë.

Kurrë nuk mund të zbehin dritën e lirisë që lindi në rrugët e sheshit të Tiranës më 8 Dhjetor", - tha Berisha.

Kryeministri ka uruar vajzat dhe djem që ndodhen në shesh të cilët kanë lindur para viteve 1990 dhe për ata të rinj që lindën pas këtij viti dhe që patën fatin e madh të mos kenë asnjë ditë të vetme të këputur nga diktatura.

"Ne sot jemi shumë më shumë se kurrë dhe më me shpresë se kurrë në historinë tonë thirrja jonë vëllazërore për çdo shqiptarë le të rendim së bashku në rrugën e shpresës së madhe.

8 Dhjetori është dita drejt anëtarësimit tonë evropian, për ne studentët, të rinj dhe reja burra dhe gra që shembëm perden e hekurt që shembën bllokun barbar të tiranisë pasi u kthyem në pushtet shembëm murin e krimit dhe të korrupsionit zhbllokuam integrimin e Shqipërisë në Evropë.

Sot ne jemi shumë jemi më shumë se kurrë më parë ne së bashku do të ndërtojmë Shqipërinë Evropiane" tha më tej Berisha.

Berisha ka ftuar shqiptarët të bashkohen për një Shqipëri pa viza.

"Në emër tuaj më lejoni të garantoj ata që me plehrat e bllokut të djeshëm me kockat e mafies do të tentojnë të na pengojnë se garancia jonë është mafies do t'i tregojmë ligjin me të gjithë rreptësinë e saj kurse plehrat e bllokut në koshin e historisë që meritojnë" tha Berisha.

Kryeministri Berisha shpalli 8 dhjetorin festë kombëtare.

k.k/NOA

KOMENTE