Tiranë, 8 dhjetor, NOA Update- Në Gjykatën Kushtetuese është duke u zhvilluar një debat mes palëve mbi marrëveshjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Ndërsa ka nisur seanca e caktuar për shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Socialiste rreth kësaj marrëveshje, deputetët e saj janë duke paraqitur argumentat se ku bazohet kjo kërkesë e tyre.
"Kufijtë njiheshin edhe më parë, vetëm se jo formalisht mes dy vendeve tona", mësohet të jetë shprehur deputeti socialist Saimir Tahiri, i cili ka qenë edhe dorëzuesi i animimit të PS pranë institucionit të Kushtetueses.
Nga ana tjetër, ai ka vënë në dukje me shqetësim faktin se grupi negociator që ka harruar marrëvesgjen ka marrë plotfuqi nga kryeministri, kur sipas ligjit, duhej ta merrte këtë nga presidenti.
"Pakti është negociuar në mënyrë të pakujdesshme", ka qenë akuza tjetër e ngritur nga përfaqësuesi juridik i selisë rozë, Damian Gjinkuri mbi marrëveshjen në fjalë.
Nga ana e tij, presidenti nuk ka pranuar të marrë pjesë në këtë seancë por ka deklaruar përmes përfaqësuesit të tij se ai ka besim tek vendimi i gjykatës Kushtetuese.
Partia Socialiste përfaqesohet në këtë seancë nga deputetet Sajmir Tahiri dhe Gjiknuri si dhe kolonel Myslim Pasha, ndërsa pala tjetër nga Kristaq Gërveni dhe Ministria e Drejtësisë. Ndërsa anëtari i Kushtetueses, Xhezair Zaganjori që lexoi 13 pikat me të cilat Partia Socialiste dhe disa subjekte të tjera të vogla politike pretendojnë se marrëveshja në fjalë cënon ujërat territoriale shqiptare.
a.ymeraj/NOA