English

Maqedonia pa datë konkrete për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE

Bruksel, 8 dhjetor, NOA - Maqedonia dje  në Bruksel ka qenë njëra ndër temat më të vështira për Bashkimin Evropian. Ministrat e BE-së nuk kanë mundur të arrijnë konsensus për çështjen e Maqedonisë.

Në projekt-dokumentin e presidencës Suedeze theksohet se debati për negociatat për Maqedoninë do të shtyhet deri në muajin mars të 2010, por Greqia nuk është e gatshme ta pranoj as këtë formulim.

Athina nuk pranon referencë kohore në konkluzione dhe insiston në një formulim të ngjashëm me atë të Bukureshtit, gjegjësisht negociata vetëm nëse zgjidhet çështja e emrit.

Ministrat e BE-së, kanë vendosur që edhe sot të debatojnë lidhur me Maqedoninë. Ata nuk kanë arritur asnjë përfundim, prandaj edhe është anuluar konferenca për media.Sot përfundimisht do të dihet konkluzioni për Shkupin zyrtar.

Ndërkohë, eurokomisioneri për Zgjerim, Oli Rehn u shpreh optimist se takimi i sotëm do të jetë pozitivë për rajonin.

"Shikuar në përgjithësi, mund të priten vendime pozitive për zgjerimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në takimin e sotëm. Në vitet e kaluara kemi mundur të shohim një proces të stabilizimit. Jam i sigurt se sot edhe të tepër do ti afrojmë vendet e rajonit drejtë BE-së", deklaroi Ren.

NOA/INA

Â

Â

KOMENTE