English

Mbyllet fundjava futbollistike, fitojnë Juventus, Manchester, Real dhe Barça

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Është mbyllur dhe kjo fundjavë mjaft e bukur dhe me plot surpriza për futbollin evropian.

Në Seria A është vënë re fitorja e Juventusit ndaj kryesuesve të kampionatit Inter, me rezultatin 2 me 1, kjo falë golave të shënuar nga braziliani Felipe Melo dhe Claudio Marchisio ndërsa për Inter ka shënuar Samuel Eto.

Kjo fitore e bardhezinjve të Ferrarës ka rihapur kampionatin duke i afruar ekipet e kreut Italian, përfshirë këtu dhe Milanin e cila arriti të mundë Sampdorian 3 - 0.

Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe derbi i Romës ku fitues ka dalë ekipi i Ranierit duke mundur Lazion me rezultatin e ngushtë 1 - 0 falë golit të Kasetit, kjo ndeshje dhuroi një spektakël të vërtet në fushë me plot aksione nga të dy ekipet.

Në Angli, ndalohet Çelsi Ançelotit i cili u mund me rezultatin 2 me 1 nga Manchester City, një dhuratë kjo pra, për ekipin e United i cili arriti të fitonte këtë fundjavë me rezultatin e thellë 4 - 0.

Në "La Liga" në Spanjë Reali i Madridit ka arritur të fitojë me Almerian 4 - 2 dhe protagonisti i kësaj ndeshjeje, si në të mirë ashtu dhe në të keq, ka qenë Cristiano Ronaldo, kjo si arsye e kthimit të rezultatin në favor të ekipit të tij, e për shkak të marrjes të kartonit të kuq minutat e fundit të ndeshjes.

Kësaj fitoreje të Realit i është përgjigjur menjëherë ekipi i Pep' Guardiolës i cili ka fituar falë një dopiete të Lionel Messit dhe golit të Ibrahimoviç me rezultatin 3 me 1 kundrejt Deportivo La Corunia, goli i vetëm për të ftuarit u shënua nga Adrian.

r.b/NOA

KOMENTE