Bruksel, 8 dhjetor, NOA - Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian gjatë një takimi të posaçëm që kanë mbajtur në Bruksel duke marrë në shqyrtim çështjen e Kosovës kanë pohuar se "në Kosovë është ruajtur stabiliteti, por situata e përgjithshme është e brishtë".
Më tej, ata kanë shtuar edhe faktin se sfidat kyçe të këtij vendi ende mbeten sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit e krimit të organizuar.
Sipas tyre, në stabilitetin e Kosovës ka luajtur një rol shumë të madh fakti i zhvillimit të një procesi të qetë zgjedhor.
Ndër të tjera, në dokumentin përmbyllës të takimit në Bruksel, thuhet se sfida kyçe në Kosovë gjithashtu mbeten forcimi i kapaciteteve të administratës, mbrojtja e serbëve dhe pakicave tjera, e trashëgimisë fetare dhe kulturore si dhe dialogu dhe mirëkuptimi ndërmjet bashkësive. Ministrat e Bashkimit Evropian kanë theksuar ndër të tjera edhe faktin e domosdoshëm të bashkëpunimit të Prishtinës zyrtare me forcat e EULEX-it, në mënyrë që të sigurohet mbarëvajtja e punës së këtij misioni në Kosovë.
n.e/NOA
Â
Â