English

Ministri i Shëndetësisë, Vasili takohet me zv/ministrin e Arsimit të Italisë

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Ministri i Shëndetëisë, Petrit Vasili ka pritur sot në një takim Zëvendësministrin Italian të Arsimit, Giuseppe Pizza.

Gjatë këtij takimi, Pizza ka theksuar rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona veçanërisht në fushën e shëndetësisë.

Pizza u shpreh i kënaqur për integrimin e plotë në shoqëri të rreth 400 mijë shqiptarëve që jetojnë në Itali një pjesë e madhe e të cilëve studentë me rezultate të larta.

Në këtë takim ku gjithashtu të pranishëm kanë qenë edhe Ambasadori Italian në vendin tonë, Saba D'Elia dhe përfaqësues të lartë të Universitetit "Zoja e Këshillit të Mirë" në Tiranë, Ministri i Shëndetësisë, Vasili ka vënë në dukje rolin e këtij universiteti në përgatitjen e kuadrove të rinj e të kualifikuar, në sektorin e mjekësisë duke theksuar se ky universitet ka sjellë përvojën italiane të shëndetësisë në vendin tonë duke ju krijuar mundësinë në këtë mënyrë mjaft të rinjve shqiptarë që të ndjekin studimet në vendin e tyre me të njëjtin standard që ofrojnë universitetet italiane.

k.k/NOA

Â

Â

KOMENTE