Itali, 8 dhjetor NOA - Gjendja e lojtarit barez Antonio Cassano po bëhet gjithnjë e më e tensionuar në klubin e Sampdorias në veçanti me tifozët e klubit.
Pikërisht në stërvitjen e fundit të Sampdorias një tifoz ka "ngacmuar" lojtarin i cili i është përgjigjur menjëherë duke e sharë atë dhe më pas është nxjerrë jashtë fushës ku po bënte stërvitje nga përgatitësi i tij sportiv.
Më pas ekipi ka patur një mbledhje me drejtuesi e klubit për rreth një orë.
Pas kësaj mledhjeje ka vazhduar stërvitja ku në program ishte një ndeshje midis lojtarëve, ku aty një pjesë e tifozëve kanë filluar të ofendojnë Cassanon dhe ai mjaft i irrituar i është përgjigjur dhe i ka kërcënuar ato me një largim të mundshëm nga ekipi xhenovez.
r.b/NOA