English

Olldashi: Asnjë pallat mbi rrugët e qytetit nuk mund të rri në këmbë, zbatojmë ligjin

Tiranë, 8 dhjetor NOA - "Asnjë pallat mbi rrugët e qytetit nuk mund të rri në këmbë, dhe nuk do të rrijë në këmbë për sa kohë në këtë vend do të funksionojë ligji".

Kështu ka deklaruar sot ministri i Transporteve, Sokol Olldashi gjatë një deklaratë për shtyp në lidhje me shembjen e pallatit 12 katësh në pronësi të kunatit të deputetit të Partisë Socialiste, Dash Peza.

"Kemi të bëjmë me një pallat të ndërtuar mbi truall publik të dhënë me qira, është një çështje që ka qenë në vëmendjen e shtypit prej disa vitesh rresht, pasi është rasti, besoj unik në planet kur një rrugë është e dhënë me qira, në mënyrë që mbi të ndërtohet një pallat.

Nëse i referohemi dokumenteve, ky është vendimi i KRT-së së Bashkisë së Tiranës i cili miraton sheshin e ndërtimit për këtë palat 12-katësh, në pronë të Z.Ilir Mata" deklaroi Olldashi.

"Zbardhja e lejes së sheshit do të bëhet pasi të ketë bërë një kontratë paraprake me Këshillin Bashkiak për blerjen e truallit publik që shfrytëzohet për realizimin e këtij objekti, në bazë të çmimit të liberalizuar  tregut për vetë pozicionin ku ndodhet'.

Pra presupozohet që leja do të zbardhet pasi trualli publik të shitet, ne fakt trualli nuk është shitur sepse bashkia nuk ka pasur ta shes, pavarësisht se në një rast të ngjashëm ka bërë shitje trualli, këtu nuk ka bërë shitje trualli këtu i ka rënë shkurt, ka bërë një dhënie me qera, pra trualli publik, rrugën që lidhte godinat e tjera të atij pellgu e ka dhënë me qera te Z.Ilir Mata, dhe këtu kemi kontratën për dhënie trualli me qira, pika e parë ," të miratohet dhënia me qira e truallit", vendim i Këshillit Bashkia ky. "Afati i dhënie me qira të jetë deri në rifillimin e procesit të shitjes së trojeve". Pra edhe vendimi i Këshillit Bashkiak për dhënien e truallit, e rrugës me qira presupozon që në një të ardhme të afërt kjo rrugë apo ky truall do t'i shitet subjektit privat në mënyrë që aty të ndërtohet pallat.

Kjo është kontrata e qerasë midis Bashkisë së Tiranës përfaqësuar nga kryetari saj Z.Edi Rama dhe qirramarrësit Ilir Mata" deklaroi më tej Olldashi.

Sipas Olldashit, në të gjitha pikat konstatohet shkelje, ka shkelje në përmasat e projektit, ka shkelje në konsolat që dalin përtej projektit të miratuar, ka shkelje në dhënien e kateve ka shkelje sepse në vendimet dhe leje nuk jepet funksioni i objektit, dhe nuk ka përputhje të pjesës nëntokësore të ndërtimit.

k.k/NOAÂ

Â

KOMENTE