Bruksel, 8 dhjetor, NOA - Organizata Ndërkombëtare e Punës ka apeluar se Bashkimi Evropian gjendet në rrezik për humbjen e mjaft vendeve të punës ndaj banorëve të tij nëse nuk tregohet i kujdesshëm me marrjen e masave emergjente.
Sipas këtij organizmi, nëse nuk merren masat e duhura për aplikimin sa më të shpejtë të masave stimuluese mbi punësimin në kontinentin evropian, atëherë 40 milionë persona në kontinentin e vjetër mund të dalin nga tregu aktual i punës.
Organizata Ndërkombëtare e Punës, tregon sesi që nga marsi i vitit 2008 në vendet e Bashkimit Evropian janë humbur 6.1 milionë vende pune dhe se ato do të 7-fishohen nëse nuk reagohet me shpejtësi nga qeveritë e vendeve anëtare për ruajtjen e vendeve të punës.
n.e/NOA Â
Â
Â