English

Shembja e pallatit, policia: Zbatuam ligjin, kallëzim penal për policinë bashkiake

Tiranë, 8 dhjetor NOA - Policia e Tiranës ka lëshuar sot një deklaratë me anë të së cilës ka sqaruar prezencën e saj gjatë aksionit të prishjes së pallatit në pronaosi të kunatit të deputetit të PS, Dash Peza pasditen e djeshme në qendër të Tiranë.

"Në mbështetje të Ligjit Nr.9749, datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit", dhe pas kërkesës Nr.208 Prot datë 07.12.2009, të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar Dega Tiranë, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka mbështetur veprimet e këtij inspektoriati për prishjen e një objekti të ndodhur në rrugën "Urani Pano" në Tiranë.

Është në praktikën e punës së Policisë dhe njëkohësisht një detyrim ligjor i saj, të mbështesë në veprimtarinë e tyre institucionale qendrore dhe vendore. Vetëm gjatë këtij viti, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka mbështetur në 5 raste Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe në 675 raste Inspektoriatin Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës" thuhej në deklaratën e policisë së kryeqytetit.

Policia deklaroi më tej se gjatë ditës së sotme forcat e Policisë Bashkiake të Bashkisë Tiranë, kanë tentuar dhe janë konfrontuar me punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët kishin bllokuar zonën për të garantuar veprimtarinë e normale të Inspektoriatit Ndërtimor si dhe për të garantuar jetën e shëndetin e qytetarëve, si pasojë e punimeve që po kryheshin për prishjen e këtij objekti.

"Për këto veprime antiligjore të kryera nga Policia Bashkiake, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka përgatitur dhe do të dërgojë kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Duke i vlerësuar këto veprime si të pa preçedenta dhe antiligjore, Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, garanton opinionin publik se pavarësisht nga këto veprime, në të gjithë veprimtarinë e saj, do të udhëhiqet vetëm tek ligji" përfundon deklarata e Policisë së Tiranë.

k.k/NOAÂ Â Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE