English

Shmanget shembja e 12-katëshit, Ndërtimorët tërhiqen deri në një vendimin të gjykatës

Tiranë, 8 dhjetor, NOA Update- Forcat e Policisë Ndërtimore janë tërhequr nga shembja e pallatit 12-katësh në qendër të Tiranës pasi një vendim i tillë është lëshuar nga Inspektoriatit të ndërtimit.

Kjo pasi ai ka gjykuar që kjo është më mirë të ndodhë në një kohë kur të jetë i pranishëm edhe pronari i pallatit, Ilir Mata i cili aktualisht mësohet se ndodhet në Gjykatën e Tiranës.

Kjo e fundit pritet edhe të japë vendimin e saj nëse është i ligjshëm ndërtimi i këtij pallati apo jo.

Por ndërkohë, forcat e Policisë së Shtetit vazhdojnë të jenë të vetmet të pranishme në vendngjarje, në një kohë kur prej aty janë larguar edhe forcat e Policisë Bashkiake.

Forcat e Policisë së Shtetit janë ngarkuar me rolin e ruajtjes së pallatit 12-katësh i destinuar për t'u shembur sipas një urdhri të lëshuar nga Inspektoriati i Ndërtimit, kundër zbatimit të të cilit kanë dalë sot të gjithë deputetët socialistë, që të pranishëm në vendngjarje janë konfrontuar me policinë.

Kështu, deputetët e PS-së Shegush Ligori, Besnik Baraj, Valentina Leskaj dhe Saimir Tahiri kanë tentuar të hyjnë te pallati, ndërkohë që me rezistencën e forcave policore është ndeshur edhe deputeti Dashamir Peza, i cili është kunati i pronarit të këtij pallati, Ilir Mata.

n.e/NOA

KOMENTE