English

Tensionohet situata tek pallati 12-katësh, deputetët socialistë konfrontohen me policinë

Tiranë, 8 dhjetor, NOA - Mëngjesin e sotëm është tensionuar së tepërmi situata rreth pallatit 12-katësh pas Hotel Tiranës, shembja e të cilit ka nisur mbrëmjen e djeshme.

Sapo atje kanë mbërritur forcat policore sipas një urdhri të posaçëm për të vijuar shembjen e plotë të tij, të pranishëm kanë qenë edhe mjaft deputetë socialistë, të cilët kanë nisur të debatojnë dhe konfrontohen me ta duke krijuar mjaft tension.

Mes tyre, gjendet edhe deputeti socialist Dashamir Peza, i cili është kunati i Ilir Matës, pronarit të këtij pallati i cili është denoncuar nga kryeministri Berisha pak ditë më parë për akte mafioze përmes lejeve të ndërtimit, të përfituara sipas tij në mënyrë abuzime nga Bashkia e Tiranës.

Peza po vijon të debatojë me forcat policore duke mos i lejuar ato që të nisin shembjen e pallatit, ndërkohë që një kordon i madh policor me forca të Policisë Ndërtimore dhe Policisë së Shtetit është vendosur rreth pallatit 12-katësh në gadishmëri për kontrollimin e situatës dhe parandalimin e çdo incidenti të mundshëm.

Në vendngjarje tashmë ndodhen deputetët socialistë Saimir Tahiri, Eduard Shalsi etj, përveç deputetit Dashamir Peza.

n.e/NOA

Â

KOMENTE