Tiranë, 9 dhjetor NOA - Danimarka mbështet Shqipërinë në procesin e integrimit dhe liberalizimin e vizave.
Deklarata mbështetëse është artikuluar nga ambasadori danez, Karsten Ankjar Jensen i cili theksoi se integrimi dhe liberalizimi i vizave është një çështje vetëm e Shqipërisë edhe shqiptarëve, sa më shpejt të kryhen detyrat e shtëpisë aq më pranë BE do të jetë.
"Përpara së gjithash Danimarka është një mbështetës i patundur i Shqipërisë në BE.
Ne s'themi më mirë që kjo të ndodhë nesër se pasnesër.
Është shumë e rëndësishme që kjo të ndodhë sa më parë.
Por ka shumë shqetësime për Shqipërinë. Shqipëria nuk ka qenë shumë mirë në kryerjen e detyrave, shumë vende të tjera i kanë bërë shumë mirë. Kjo është një çështje e Shqipërisë se kur ajo do të vendosë të bëhet pjesë e komunitetit evropian.
Ajo që Shqipëria duhet të kuptojë është fakti se integrimi nuk është një dhuratë por një shpërblim që ju merrni për kryerjen e detyrave. Është diçka teknike", tha sot ambasadori danez gjatë emisionit të mëngjesit Wake Up në Top Channel ku ai ishte ftuar.
Diplomati danez foli edhe për samitin e Kopenhagenit që po zhvillohet këto ditë në lidhje me ndryshimet klimaterike.
Ai tha se kjo çështje është shumë delikate për disa vende si Danimarka psh. por fatkeqësisht nënvizoi ai shumë njerëz nuk janë të ndërgjegjshëm për këtë rrezik që ju kanoset brezave të rinj.
Kërkohet një angazhim në shkallë botërore tha ai për të parandaluar rreziqet serioze që do të sjellin ndryshimet klimaterike.
b.m/NOA