English

Dhunë seksuale ndaj të miturës, arrestohet një emigrant shqiptar

Xhenova, 9 dhjetor NOA - Ishte i kërkuar prej kohësh, një 29 vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga autoritet përkatëse me akuzën se kishte kryer dhunë seksuale ndaj një vajze të mitur.

Emigranti shqiptar kishte kohë që qëndronte në Xhenova, ai ishte i papunë dhe policia deklaroi se ai nuk dispononte një leje qëndrimi të rregullt.

I riu emigrant u identifikua shumë rastësisht nga një kontroll rutinë i policisë në një fshat të qytetit.

Pas identifikimit të personit në fjalë policia bëri një kontroll rreth tij dhe gjeti që shqiptari kishte dhe shumë precedentë të tjerë penalë.

r.b/NOA

KOMENTE