English

Gazetarja kroate fiton çmimin e parë për Bursën Ballkanike të Gazetarisë

Berlin, 9 dhjetor NOA - "Bursa Ballkanike e Gazetarisë" u dha këtë vit për gazetaren kroate Maja Hrgovic, 29-vjeçe.

Ceremonia e cila u zhvillua në Berlin i dha çmimin e parë për  Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari të këtij viti, gazetares kroate me shkrimin e saj "Kur gratë shkojnë në Perëndim, çmimin e paguajnë familjet."

Anëtarët e komisionit përzgjedhës vlerësuan kualitetin e raportimit të Maja Hrgovic dhe në veçanti cilësinë e kërkimit të saj ndërkombëtar mbi një fenomen që u cilësua si i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën në tërësi.

Maja Hrgovic, një gazetare kulture për gazetën Kroate Novi List, merr një çmim prej 4000 eurosh.Â

Çmimi u prezantua në një ceremoni në Berlin, organizuar nga Robert Bosch Stiftung me pjesëmarrjen e të dhjetë gazetarëve që morën pjesë këtë vit në Bursën Ballkanike për Ekselencë në Gazetari.Â

Vendi i dytë, me një çmim prej 3000 eurosh, iu dha Momir Turudic, për artikullin e tij "Gjermania është ëndërr për romët e Serbisë", ndërsa Yana Buher Tavarnier, u përzgjodh e treta me një çmim prej 1000 euro për artikullin "Institucionet mbesin depo për njerëzit e harruar."Â

Këtë vit pjesëmarrësit trajtuan temën e identitetit nga shumë kënde të ndryshme, duke hulumtuar peizazhin kriminal, social, ekonomik, fetar dhe ekonomik të Ballkanit.Â

"Identiteti: Kërkimi për Rrënjë në një Evropë në Ndryshim", do të shpërndahet në prezantime në të gjithë Evropën Juglindore dhe do të jetë i aksesueshëm online.

Programi i bursës, i iniciuar nga Robert Bosch Stiftung dhe ERSTE Foundation, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN, i përgjigjet me mbështetje financiare dhe profesionale nevojës në rritje në rajon për raportim cilësor dhe të thellë për çështje komplekse që janë qendrore për rajonin dhe për Bashkimin Evropian.

Â

KOMENTE