Hagë, 9 dhjetor, NOA - Franca, Jordania dhe Norvegjia janë shtetet e radhës të cilët do të paraqesin sot dëshminë e tyre në seancën e radhës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.
Ato i shtohen listës prej shumë shtetesh të cilat prej 8 ditësh janë duke raportuar argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.
Me tyre, dje kanë raportuar edhe dy shtete, mendimi i të cilëve konsiderohet i rëndësishëm për këtë proces në Gjykatën e Hagës si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, e para në mbrojtje të Kosovës dhe e dyta në mbrojtje të argumentave të Serbisë kundër pavarësisë.
Ndërkaq, bëhet me dijeni se dëshmitë e shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës përfundojnë ditën e premte, kurse vendimi që do të dalë është vetëm këshillëdhënës.
n.e/NOA