Nga Rajmonda LajthiaÂ
Tiranë, 9 dhjetor NOA - Koha e çmimeve relativisht të ulëta ka mbaruar, pasi nga muaji në muaj inflacioni në vend po njeh vetëm rritje.
Sipas Institutit të Statistikave gjatë muajit nëntor inflacioni në vend arriti ne 2.8% me një rritje të lehtë krahasuar me muajin tetor.
Ndikimin më të madh në rritjen e çmimeve e ka pasur nafta dhe benzina, por gjatë muajit që lamë pas, rritje kanë pësuar edhe perimet.
Tendenca e fundvitit rrezikon të përsëritet edhe gjatë muajit dhjetor, kur çmimet e fruta- perimeve por edhe të produkteve të tjera pësojnë rritje për shkak të kërkesës së lartë.
r.l/NOA
Â