English

Irani zyrtar protestuesve: Asnjë pikë mëshire ndaj atyre që cënojnë sigurinë

Teheran, 9 dhjetor, NOA - Autoritetet zyrtare të Iranit i kanë kërcënuar me masa më të ashpra shtypëse protestuesit të opozitës, pas etapës së dytë që ata kanë ndërmarrë me demonstrata kundër qeverisë dhe presidentit Ahmedinexhad. Sipas të dhënave të raportuara nga mediat vendase, edhe ditën e djeshme u zhvilluan përleshje në Universitetin e Teheranit ndërmjet protestuesve të studentëve të opozitës dhe përkrahësve të qeverisë.

E lidhur me njoftimet për tubime të reja, prokuroria e Teheranit ka thënë se nuk do të ketë mëshirë ndaj askujt që vepron siç e ka cilësuar ajo kundër "sigurisë kombëtare".

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara, Britania dhe grupi i të drejtave të njeriut "Amnesty International kanë dënuar me një zë të përbashkët atë që e kanë cilësuar si "shtypje policore" të protestës së studentëve në Iran.

Akti i përdorimit të gazit lotsjellës dhe shkopinjve kundër mijëra demonstruesve që pushtuan rrugët në protesta kundër qeverisë nga forcat e sigurisë ka shkaktuar mjaft kritika nga ndërkombëtarët, duke e cilësuar si një akt të dhunshëm dhe që duhej shmangur.

n.e/NOA

KOMENTE