Calvenzano, 9 dhjetor NOA - Karabinierët kanë arrestuar pas një ndjekjeje të gjatë me makinë dy shqiptarë të cilët pasi policia kërkoi që ata të ndalonin nuk e bënë një gjë të tillë dhe duke shtuar shpejtësinë e makinës kërkuan të iknin.
Karabinerët vendas të Calvenzanos i kanë ndjekur pa ndalim shqiptarët duke lajmëruar dhe dy patrulla të tjera policore.
Në momentin kur makina me katër shqiptarë nuk kishte rrugëdalje tjetër veçse të ndalonte karabinierët arritën të arrestonin vetëm dy prej tyre dhe dy të tjerët arritën të largoheshin pa lënë gjurmë.
Pasi kontrollit që iu bë makinës rezultoi se ajo ishte e vjedhur dhe se katër personat në fjalë ishin pjesë e një bande të vogël shqiptarësh.
r.b/NOA