Tiranë, 9 dhjetor, NOA - Përmes avokatit të tij, në seancën e sotme plenare ish-kreu i Bandës së Lushnjës, Aldo Bare ka kërkuar kërkon dorëheqjen e kryetares së trupit gjykues Fatmira Hajdari nga çështja e tij gjyqësore.
Bëhet fjalë për procesin gjyqësor i cili zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj të pandehurit Alfred Shkurti, i njohur me emrin Aldo Bare. Gjyqtarja Fatmira Hajdari është caktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për të drejtuar këtë proces, por në seancën e sotme gjyqësore ajo është njohur me kërkesën e Aldo Bares për ta lënë postin për çështjen e tij.
Kjo kërkesë ka qenë e argumentuar sipas Bares me pasjen e konfliktit të interesit nga ana e gjyqtares Hajdari në këtë proces.
Ndërkaq, pak ditë më parë avokati mbrojtës i Bares depozitoi në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e klientit të tij me argumentimin se kanë mbaruar afatet e paraburgimit.
n.e/NOA