Korçë, 9 dhjetor NOA - Ende pa kaluar një javë nga vjedhja e kishës së "Shën Thanasit" në Korçë, një tjetër kishë është bastisur dje nga persona ende të paidentifikuar.
Bëhet fjalë për kishën e "Shën Anës" e cila është vjedhur në ditën e saj të kalendarit fetar ortodoks që e cila ka irrituar jo pak besimtarët.
Sipas policia e cila mbërriti në vendngjarje për të bërë këqyrjen e provave, person a të panjohur kanë hyrë në ambientet e brendshme të kishës dhe kanë vjedhur sende me vlerë.
Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e kësaj vjedhjeje.
k.k/NOA