Berlin, 9 dhjetor, NOA - Marrëveshja e arritur mes Volksvagenit gjerman dhe Suzukit japonez përbën një hap të rëndësishëm për shpëtimin e të dyjave.
Kështu është cilësuar lajmi se kompania gjermane e makinave do të marrë përsipër blerjen e 20 % të aksioneve në homologes së saj të njohur.
"Mbyllja e transaksionit dhe pritja deri në janar 2010 bëhet me qëllimin për t'i dhënë jetë dhe një kohë më të gjatë partneritetit", thuhet në deklaratën e lëshuar mbi një fakt të tillë.
Nga ana e tyre, krerët respektivë të Volksvagen dhe Suzuki kanë nënshkruar edhe jë marrëveshje kyçe për praninë globale dhe diversitetin e produkteve, i cili shënon një hap të rëndësishëm drejt së ardhmes me qëllimin ekologjik si primar.
Ndërkaq, vetëm pak ditë më parë kompania e njohur "PSA Peugeot Citroen", prodhuesi i dytë më i madh i Evropës për makinat në shitje, deklaroi ka ndërmend të negociojë me kompaninë tjetër të njohur të makinave "Mitsubishi Motors" për blerjen e një pjese të aksioneve.
n.e/NOA