English

Mitingu, Klosi: Ja ligjet që shkeli Berisha

Tiranë, 9 dhjetor NOA - "Tentativa e Sali Berishës për të realizuar një antimiting shtetëror për të mos hapur kutitë, duke shfrytëzuar një date të shënuar dhe historike për memorien e shqiptarëve i kushtoi qytetarëve të këtij vendi përveç kostove marramendëse financiare dhe një ditë të paralizuar administrative".

Kështu deklaroi sot para gazetarëve, deputeti socialist, Blendi Klosi i cili theksoi se Sali Berisha si kryeministër i votave të vjedhura dhe kutive të mbyllura, ka shkelur dje në mënyrë flagrante, Ligjin e Shërbimit Civil, dhe të gjithë legjislacionin që rregullon marrëdhëniet e punës së administratës publike në ministri e Institucione.

Sipas Klosi, është shkelur Ligji i Statusit të nëpunësit Civil, Ligji i Etikës dhe Ligji për arsimin e parauniversitar.

"Është ndërprerë koha e punës në institucionet shtetërore, bashki, komuna prefektura, ministri dhe institucione të tjera të varësisë për të organizuar këtë miting, është shpenzuar koha e punës me qellim organizimin e mitingut, është përdorur prona shtetërore për organizimin e këtij mitingu ( karburant, makina, banderola, deri dhe trenat e shtetit). Punonjësit e institucioneve të sipër përmendura janë urdhëruar dhe kërcënuar për të marrë pjesë në këtë miting, është ndërprerë mësimi në shkolla të mesme dhe nëntëvjeçare për të organizuar pjesëmarrjen e mësuesve, janë përdorur nxënësit e viteve të treta dhe të katërta dhe janë sjellë në miting, 4 milionë eurove të kostove të festës që zgjati vetëm 2 orë, dhe nuk shërbeu për asgjë tjetër përveç se një tribunë me dekor nga ku Sali Berisha përdori sërish gjuhën e urrejtjes, ky Kryeministër i papërgjegjshëm i shtoi dhe 4 milionë Euro kosto shtesë, paga për të gjithë ata punonjës që taksapaguesit shqiptarë i paguan edhe pse dje, ata nuk punuan, por u detyruan të viheshin në rresht, për të shërbyer si dekori i radhës së Sali Berishës" radhiti të gjithë koston e mitingut deputeti Klosi.

k.k/NOA

KOMENTE