English

Olldashi padit kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 9 dhjetor NOA - Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ka depozituar një padi ndaj kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili pretendohet se ka lejuar ndërtimin e një pallati mbi projektin e miratuar.

Ministri i punëve publike Sokoll Olldashi i kërkoi bashkisë që të ndërhyjë sa më parë në prishjen e kateve shtesë pasi kjo godinë përbën një rrezik potencail për banorët.

Bëhet fjalë për godinën në krah të hyrjes së portit të Durrësit, që sipas ministrit është miratuar për 12 kate ndërsa sot ka arritur në 21.

"Kjo nuk është një pallat por një bombë e cila mund të shpërthejë nga momenti në moment"- u shpreh Olldashi.

Sipas tij bashkia e qytetit duhet të evakuojë banorët pasi godina në fjalë rrezikon seriozisht jetën e tyre, pasi është 9 kate mbi leje.

Mbi të gjitha punimet në këtë godinë vijojnë akoma edhe pse pallati është me lartësinë më të madhe në qytetin bregdetarë.

Duke ju referuar të dhënave në konferencë shtypi, ministri u shpreh se ka edhe një vendim bashkie për të prishur këto godinë, por ajo nuk po zbatohet nga institucioni.  Â

r.l/NOAÂ

KOMENTE