English

Operacioni ‘Ilegali', klandestinët plagosin trafikantin se nuk i çoi në Greqi

Elbasan, 9 dhjetor, NOA - U kishte premtuar se do t'i çonte në Greqi duke kaluar në mënyrë ilegale kufirin kundrejt pagesës prej 200 euro dhe tre klandestinët kishin rënë dakord për këtë.

Deri në këtë pikë, duket si një marrëveshje e zakonshme që lidhet mes të interesuarve për të kaluar kufirin dhe atyre që marrin përsipër t'i ndihmojnë në rrugën e tyre të paligjshme.

Por nuk do të ishte tamam kështu aventura e tre të rinjve me Astrit Pajën, pasi ai t'i linte në mes të rrugës dhe këta ta godisnin kur ai t'u kërkonte paratë për shërbimin e kryer.

Lajmi bëhet me dijeni nga policia e Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilës janë shpallur në kërkim dy të rinjtë që kanë goditur personin që u kërkonte 200 eurot si pagesë për trafikimin në Greqi si edhe ai vetë.

Ata janë Durim Paja vjeç 28, Indrit Metani vjeç 21 dhe Astrit Xhemal Paja, vjeç 30, që të tre lindur e banues në fshatin Shushicë të Elbasanit.

Ky i fundit akuzohet për veprën penale të "Vjedhjes me dhune", "Ndihmës për kalim të paligjshem të kufirit për qëllime përfitimi dhe "Plagosjes së rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim", ndërsa dy të tjerët për "Plagosje të rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim".

Ka qenë personi me inicialet P.K që ka denoncuar gjithçka në polici duke treguar se

pasi kanë kaluar kufirin në afërsi të Qafë-Botës, Astrit Paja, i ka braktisur dhe duke mos i dërguar në destinacionin e tyre është larguar në drejtim të paditur.

Por ai është shfaqur pas disa diteëh duke u kërkuar shumën e parave të premtuara, por këta të fundit nuk kanë pranuar pasi ai nuk i kishte dërguar deri në destinacionin e duhur, e për këtë e kanë goditur me sende të forta duke marrë dëmtime të rënda.

n.e/NOA

KOMENTE