Lezhë, 9 dhjetor NOA - E ndërsa djemtë i afrohen gjimnazeve me makina të bukura një adoleshent ka zgjedhur armën si mjet për të tërhequr vëmendjen.
Jak Ndoji 18-vjeç bënte xhiro sot në mes të ditës, dhe në mes të Lezhës pranë gjimnazit "Hydajet Lezha" ndërsa në duar mbante një pistoletë.
Të gjithë e njihnin 18-vjeçarin për të cilin jo pak herë janë ankuar në polici familjarët e tij që a ii dhunonte.
Por sot policia me tu sinjalizuar për armatosjen e adoleshentit është vënë menjëherë në lëvizje duke kryer rrethimin e tij.
Ndoji u arrestua për armëmbajtje pa leje pasi me vete jug jet pistoleta.
Por për policinë e Lezhës, 18-vjeçari cilësohej si një nga personat më të rrezikshëm që dilte lirshëm në rrugë pasi kishte përfituar nga mosha e tij e mitur duke sfiduar kështu policinë e cila e kishte arrestuar disa herë më parë.
"Jak Ndoji është i dyshuar për një sërë vjedhjesh të ndodhura në Qarkun e Lezhës.
Ka qenë arrestuar më parë për vepra të ndryshme penale si ajo e vjedhjes me armë, dhe armëmbajtjes pa leje, por për arsye të moshës së mitur ka përfituar ulje dënimi.
Familja e tij ka kërkuar disa herë urdhër mbrojtje nga Gjykata, ndaj djalit të tyre, për shkak se në mënyrë sistematike ushtronte dhunë ndaj tyre" thanë burimet policore për agjencinë e lajmeve NOA.
k.k/NOA