Uashington, 9 dhjetor, NOA - Ndërsa Afganistani mbetet një ndër prodhuesit kryesorë të lëndës së opiumit që shërben për krijimin e drogave, Afrika po kthehet në qendrën e re të trafikimit të tyre.
Një fakt i tillë citohet në një raport të fundit të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara sipas të cilit Saharaja është shndërruar në një qendër të re të trafikimit të drogës.
Vetë drejtori i OKB-së kundër Drogës, Antonio Maria Costa, tha se rrugët e ndryshme të trafikimit të kokainës dhe heroinës duket se kishin një pikë takimi në shkretëtirën e Saharasë, duke përmendur vende si  Çadi, Nigeri dhe Mali në të cilët janë krijuar rrugë të reja të trafikimit të drogës.
Këtë sipas tij, duket se e ka ndihmuar hapur edhe konflikti në Somali, i cili nuk kontrollon dot zonat e trafikut.
Mësohet se janë rreth 35 tonë heroinë, e prodhuar në Afganistan të cilat përfundojnë në vendet e Afrikës Lindore çdo vit, paratë e të cilave përdoren për financime të veprave terroriste.
n.e/NOA
Â
Â
Â
Â
Â