English

Rimini, emigranti shqiptar vjedh rroba firmato në qendër tregtare

Rimini, 9 dhjetor NOA - Një emigrant shqiptar është ndaluar sot nga forcat e sigurisë të "Piazza Italia" pasi vodhi dy palë pantallona dhe një bluzë firmato brenda në këtë qendër tregtare.

Shqiptari Fiqiri Llaftiu ishte 51 vjeç dhe banonte në Savignano të Rubicones.

Mesoburri pas ndalimit nga policia ka treguar se ai u befasua kur i pikas nga personeli i sigurimit të qendrës tregtare ku ai kreu këtë vjedhje.

Policia pohoi se rrobat e vjedhura janë kthyer menjëherë në dyqanin e qendrës tregtare.

Ndërsa shqiptari që u kap nga personeli i sigurisë është mbajtur në një dhomë sigurie në pritje të proçesit që do të kryhet për të.

r.b/NOA

KOMENTE