English

Torino, dy shqiptarë dhe një rumune zhyten në trafikim femrash e kokaine

Torino, 9 dhjetor NOA - Në Torino janë arrestuar sot dy shqiptarë dhe një grua rumune pasi akuzohen se riciklonin para me trafikime të paligjshme të femrave rumune.

Krahas trafikimit të femrave ata gjithashtu shpërndanin kokainë dhe pikërisht gjatë aksionit që policia torineze ka kryer me dy shqiptarë dhe një vajzë 25 vjeçare rumune, i ka kapur me një sasi prej rreth 700 gramë drogë të tipit kokainë.

Ishte vajza rumune e cila bëri që policia vendase të dyshonte te ky grup kriminal sepse për momentin ajo kishte hapur një lokal të vetin dhe bashkëjetonte me një shqiptar.

Ky i fundit, në vitin 2006 ishte arrestuar për mbajtje dhe trafikim droge të tipit kokaine me një sasi prej rreth 25 kilogramësh.

Policia torineze pas kontrollit që bëri brenda në ambientet e lokalit të rumunes, tha se gjeti një sasi prej 5 kilogramësh drogë të pastër.

Përveç këtij fakti u sekuestrua dhe një makinë luksi që vajza rumune e kishte në pronësi të sajën.

r.b/NOA

KOMENTE