English

Transporti publik në qytet, shoqata: Të varet nga pushteti vendor

Tiranë, 9 dhjetor NOA - Shoqata e Transportit publik ndërqytetas i kërkon qeverisë ta kalojë këtë shërbim në varësi të pushtetit vendor pasi vetëm kështu mund të rritet cilësia e tij.

Presidenti i shoqatës së transportit qytetar, Hazbi Parllaku, ka paraqitur disa kërkesa para qeverisë të cilat do të ndryshonin situatën aktuale të transportit publik sidomos në Tiranë.

"Ndihet nevoja e krijimit të një sistemi të transportit publik, të integruar dhe të unifikuar duke harmonizuar lëvizjet qytetëse ndërqytetëse dhe rrethqytetëse.

Në kuadër të decentralizimit të pushtetit, kërkojmë kalimin e kompetencave për caktimin e çmimeve të biletave dhe aboneve pranë Këshillave Bashkiakë të pushtetit vendor", tha Parllaku.

Sipas tij, një tjetër masë që duhet të marrë shteti për të ndryshuar situatën e udhëtimit me urbanë në Tiranë është ulja ose heqja e TVSH-së në dogana për mjetet e transportit qytetas, heqja e akcizës së naftës për mjetet e transportit qytetas, sibvencionim të biletave dhe aboneve si dhe krijimi i korsive të veçanta, "bus lines" e cila sjell rritjen e shpejtësisë, produktivitetit dhe për pasojë dhe rritjen e cilësisë për qytetarët.

Shoqata thekson se nevojë imediate është lehtësimi i operatorëve nga roli i tyre social.

Ata sot operojnë me tarifa mjaft të ulëta për kategori të ndryshme pasagjerësh si dhe falas për kategori të tjera, politikat sociale sipas shoqatës duhet të krijohen dhe zbatohen nga qeveria dhe bashkia.

Aktualisht me presionin e shoqatës së transportit publik bileta e linjave publike të urbanëve u rrit me 30 lekë, por shoqata thotë se nuk ka përfituar asnjë subvencion nga shteti për kategoritë që e përfitojnë atë falas.Â

b.m/NOA

KOMENTE