thinë, 10 dhjetor, NOA - Nëse Greqia nuk eliminon borxhet, atëherë janë ato që do ta eliminojnë atë. Asnjëherë një kryeministër i shtetit fqinj nuk ka folur me nota kaq alarmante sa i përket treguesve ekonomikë.
Por duket se ato po paraqesin një rrezik të vërtetë për të ardhmen dhe ekzistencën e Greqisë.
Ka qenë vetë kryeministri aktual George Papandreou, i cili përmes një deklarate publike ka ngritur shqetësimin dhe alarmin në të njëjtën kohë se efektet e krizës financiare në këtë vend rrezikojnë sovranitetin kombëtar."Greqia duhet ta çrrënjosë borxhin, në të kundërt borxhi do ta eliminojë vendin", ka thënë fjalë për fjalë Papandreu, pas komenteve shqetësuese nga zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian mbi treguesit ekonomikë regresivë të Greqisë.
Komisioni Evropian në takimin e fundit paraqiti me shqetësim të dhënat negative për ekonominë që vinin nga një vend i zonës së euros, siç është Greqia.
Sipas të dhënave zyrtare, deficiti publik i Greqisë pritet të rritet për afro 13 përqind këtë vit, prandaj qeveria greke ka njoftuar marrjen e masave radikale për daljen sa më parënga kriza.
n.e/NOA