English

Bon, Berisha takohet me Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re

Bon, 10 dhjetor NNOA - Kryeministri Sali Berisha gjatë pjesëmarrjes në Kongresin e Partive Popullore Evropiane, në Bon të Gjermanisë, pati një takim me Kryetarin e Partisë greke Demokracia e Re, Antonis Samaras.

Të dy personalitetet vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dy partive simotra dhe theksuan vullnetin e të dy palëve për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në nivel akoma më të lartë, në interes të zhvillimit të të dy vendeve dhe mirëqenies së dy popujve miq. Â

Kryetari i  Partisë Demokracia e Re në Greqi, Samaras, vlerësoi arritjet e Shqipërisë nën udhëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe mazhorancës së kryesuar prej tij në vitet e fundit, veçanërisht reformat e rëndësishme ekonomike të ndërmarra prej qeverisë shqiptare, si dhe përpjekjet e qeverisë, përmes implementimit të reformave thelbësore për plotësimin e standardeve për integrimin në Bashkimin Evropian.

Kryeministri Berisha e njohu, Samaras me zhvillimet në vend dhe reformat e ndërmarra nga qeveria në fushën ekonomike, për krijimin e një klime sa më të favorshme për biznesin, duke përmendur këtu, politikën e uljes së taksave, vendosjen e taksës së sheshtë, vendosjen e prokurimeve elektronike, taksave elektronike, heqjen e 2/3 së lejeve dhe licencave dhe vendosjen e të tjerave të sistemin "One Stop Shop, shkurtimin e shpenzimeve të administratës, etj.

Këto masa kanë sjellë rritjet e të ardhurave dhe i kanë dhënë biznesit shumë më tepër frymëmarrje, theksoi Kryeministri Berisha.

Të dy personalietet diskutuan për përkrahjen e rritjes së mëtejshme të investimeve greke në Shqipëri, në fusha të ndryshme të ekonomisë.

k.k/NOA

Â

KOMENTE