English

G99, Mazniku: Të drejtat e njeriut, shteti cenuesi kryesor

Tiranë, 10 dhjetor NOA - "Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut është momenti i duhur për të gjykuar situatën e mjeruar në të cilën gjendet Shqipëria. Gjatë viteve të fundit e veçanërisht gjatë këtij viti, situata e të drejtave të njeriut në vend është përkeqësuar në një mënyrë alarmante dhe Shqipëria po i ngjan gjithmonë e më shumë republikave ish-sovjetike. Sot, shqiptarëve jo vetëm që nuk u mbrohen të drejtat nga shteti i tyre, por është bërë shteti vetë cënuesi kryesor i këtyre të drejtave".

Kështu ka deklaruar sot përfaqësuesi i G99, Arbi Masniku gjatë deklarate për shtyp ku theksoi se të drejtat thelbësorë të njeriut për një vend demokratik cenohen çdo ditë nga  shteti.

Sipas Maznikut qeveria nuk ka asnjë vullnet për të punuar për të drejtat e njeriut, dhe është e gatshme t'i sakrifikojë ato e gjithçka tjetër, për tu mbajtur me thonj pas një pushteti të pamerituar.

k.k/NOA

KOMENTE