English

GJND, sot do të dëshmojnë Holanda, Rumania dhe Britania

Hagë, 10 dhjetor, NOA - Holanda, Rumania dhe Britania janë shtetet e radhës që do të dëshmojnë sot në seancën e radhës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku po shqyrtohet ligjshmëria e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ato i shtohen listës prej shumë shtetesh të cilat prej 9 ditësh janë duke raportuar argumentet e tyre pro dhe kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, nesër është përcaktuar që opinionin e tyre ta paraqesin Vietnami dhe Venezuela dhe me këto dy shtete përfundon procesi i paraqitjes së opinioneve nga vendet e ndryshme.

Ndërkaq, bëhet me dijeni se dëshmitë e shteteve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë të Hagës për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës përfundojnë ditën e premte, kurse vendimi që do të dalë është vetëm këshillëdhënës, ndërsa pritet që vendimi i GJND-së të shpallet diku në pranverë të vitit të ardhshëm.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE