Është një Mur Berlini. Rrëzojeni murin e mashtrimit. Është një mur Berlini. Rrëzoni murin e interesave kriminale ekonomike. Është një Mur Berlini. Më 28 Qershor shqiptarët ju votuan për të kryer detyrën e shenjtë të opozitës këtu në Parlament
Nga Jozefina Topalli*
Kryetare e Kuvendit
Si Kryetare e Kuvendit, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dëshiroj të përshëndes të gjithë qytetarët për manifestimin e mrekullueshëm të europianizimit, në përkujtimin e ndarjes me të kaluarën që për gjysmë shekulli na izoloi, na mohoi, na rrethoi me bunkerë, nuk na la fjalën e desh të na ndalonte edhe mendimin.
Historia jonë nuk mbaroi ditën kur rrëzuam murin, aty filloi historia jonë e re.
8 Dhjetori 2009 nuk ishte vetëm një përvjetor. Ajo ishte një thirrje e qindra e mijëra shqiptarëve. Ajo ishte një përgjigje e madhe dhe pozitive.Â
Si Kryetare e Kuvendit, përshëndes vendosmërinë unike për aspiratën europiane.
Në shesh kishte të majtë e të djathtë, me parti dhe pa parti.Â
Dua të falënderoj të gjithë shqiptarët, që si kurrë ndonjëherë, me një pjesëmarrje gati biblike festuan tek heroi i tyre kombëtar.
Ne rrëzuam Murin. Ne ndryshuam vendin.Â
Më 8 dhjetor 2009, në atë orë të magjishme, Tirana e shqiptarët festuan ditën e lirisë së tyre.Â
Mediat më të rëndësishme ndërkombëtare e quajtën si manifestim të shqiptarëve për të rikonfirmuar vendosmërinë e tyre për integrimin europian.
Para pak orësh BBC tha: "Mbi 500 mijë shqiptarë festuan Europën në sheshin Skëndërbej." Ne përkujtuam ditën e ndarjes me bunkerët, urrejtjen.
19 vite më parë shqiptarët donin t'i bashkoheshin kahut të drejtë të historisë!
Të rinjtë e të rejat, burrat dhe gratë ngritën peshë gjithë Shqipërinë për ta çuar atë drejt perëndimit.Â
Po po, e ngritën peshë dhe tani historia është në anën tonë, ne jemi në perëndim, në jemi anëtarë të NATO-s, ne e bëmë Shqipërinë si gjithë Europa.
Ne po e bëjmë Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian. Ne po heqim vizat.
Askush nuk mund të kthejë dot mbrapsht historinë tonë të demokracisë. Askush. Aq më pak ai që 8 dhjetorin e quan fatkeqësi.
Ata që kanë nostalgji për anën e gabuar të historisë, janë shumë pak. Përballë kanë gjithë energjinë pozitive të miliona shqiptarëve. Me 8 Dhjetor e pamë. Të gjithë e panë. Jo më Mur Berlini. Kurrë më.
I bëj thirrje edhe deputetëve të opozitës. Rrëzojeni murin e bojkotit. Është një Mur Berlini. Rrëzojeni murin e mashtrimit. Është një mur Berlini. Rrëzoni murin e interesave kriminale ekonomike. Është një Mur Berlini. Më 28 Qershor shqiptarët ju votuan për të kryer detyrën e shenjtë të opozitës këtu në Parlament.
Më 8 Dhjetor të gjithë ishin në shesh tamam si në vitin '90. Vetëm se ishim shumë më shumë.
Vetëm ai që nuk pranon 8 dhjetorin e 1990, nuk pranon as 28 Qershorin 2009.
Tirana, do jetë gjithmonë në zemër të Europës.Â
(*) Nga fjalimi sot në Kuvend