Durrës, 10 dhjetor, NOA - Forcat e policisë kufitare të Portit të Durrësit kanë mundësuar kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndërsa tentonte të kalonte kufirin përmes kësaj pike.
Sipas të dhënave që konfirmohen nga policia për agjencinë e Lajmeve NOA, mësohet se i ndaluari quhet Altjon Sylaj, 26-vjeç i lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, i dënuar për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Ai është kapur në terminalin e pasagjerëve, duke paraqitur para autoriteteve të policisë kufitare, pasaportën e tij biometrike me nr. BG2943908.
Ky person ishte shpallur në kërkim pasi prokuroria e Tiranës ka nxjerrë urdhrin e ndalimit ndaj tij për veprën penale të "Vjedhjes", mbetur në tentativë kryer në "Bashkëpunim" të parashikuar nga nenet 134- 22 dhe 25 të Kodit Penal.
n.e/NOA