Itali, 10 dhjetor 2010 - Michael Shumacher mund të kthehet në botën e formula 1. Administratori i skuderisë Mercedes Nick Fry i ka bërë një ofertë kampionit të Formula 1 dhe ka shumë mundësi që ish-piloti i Ferrarit të garojë këtë vit për to.
Është një mundësi që i jepet Shumacher në këtë moshë për të garuar përkrah pilotëve të rinj.
Një rikthim i mundshëm i Gjermanin do ta ndizte më shumë atmosferën e fillimit të kampionati botëror të Formula 1, 2010 dhe do ta bënte atë më tërheqës.
Për momentin Michael pohon se nuk ka asnjë problem fizik dhe kushtet e tij janë optimale për një rikthim të mundshëm.
Kjo ofertë e ka tërhequr gjermanin dhe të gjithë janë në pritje të përgjigjes që do të japë piloti i falshëm që ka bërë epokë në garat e shpejtësisë me automobila.
r.b/NOA